Temperaturat deri në 40 gradë, parashikimi i motit për sot
vovalbania
July 16, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Sipas MeteoAlb: Do të mbetet Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites POR pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.
Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin POR nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ULEN lehtë në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 40°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 2 në ballë.