Kina fut në treg maskat e plazhit, ja për çfarë shërbejnë
vovalbania
July 21, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Me merkurin që kalon 35 gradë Celsius dhe temperaturat e tokës që arrijnë në 80 gradë në disa pjesë të Kinës, banorët dhe vizitorët po vrapojnë me ventilatorë portativë dhe mbulojnë pjesët e ekspozuara të trupit të tyre për të shmangur djegien nga dielli.
‘Facekini’, maska që mbulojnë të gjithë fytyrën dhe kanë vrima për sytë dhe hundën e përdoruesit, rrobat me mëngë të gjata për të mbuluar krahët, kapele me buzë të mëdha dhe xhaketa të lehta të bëra nga materiali rezistent ndaj UV-së janë bërë veçanërisht të njohura.
“Krahasuar me periudhën para pandemisë, dy-tre vite më parë, ky vit është shumë, shumë më i mirë se të mëparshmit. Shitjet janë rritur shumë këtë vit”, thotë një shitëse, Wang, në një dyqan që shet kapele.