Brenda tre vjetëve ka thirrur urgjencën 2700 herë – pas arrestimit, japonezja dha një shpjegim të çuditshëm
Policia ka arrestuar një grua pasi kishte telefonuar rrejshëm 2761 herë shërbimin e urgjencës gjatë tre viteve të fundit.
Niroko Hatagami (51) nga qyteti i Matsudo, në lindje të Tokios, tashmë gjendet pas hekurave, raporton metro.co.uk.
Autoritetet besojnë se ajo i bëri telefonatat kryesisht nga një telefon celular, midis gushtit 2000 dhe majit të vitit 2023.
Ajo pranoi se thirri shërbimet e urgjencës, duke përfshirë zjarrfikëset dhe ambulancën, nga shtëpia e saj ose vende të tjera pasi ndihej e vetmuar.
Mediat lokale raportojnë se ajo dëshironte “dikush ta dëgjonte dhe t’i kushtonte vëmendje”.
Ajo gjatë telefonatave false më së shpeshti ankohej për dhimbje të forta në bark dhe këmbë, por edhe se e kishte tepruar me lëndë narkotike?!
Kur ekuipazhet arrinin në adresën e saj, ajo refuzonte ndihmën mjekësore, ose mohoi se e kishte bërë fare thirrje.
Hulumtimet tregojnë se 1.5 milion njerëz vuajnë nga vetmia kronike në shtetin japonez.