Mban premtimin që dha për emrin, ish konkurrenti i “Big Brother VIP” baba për herë të dytë
vovalbania
July 23, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ish konkurrenti i “Big Brother Vip” në Kosovë, Gjon Karrica ose i njohur ndryshe me emrin ‘Lugati’, është bërë sërish baba.
Ai e ka ndarë lajmin e ëmbël me ndjekësit e tij në Instagram, teksa ka mbajtur edhe premtimin e dhënë në BBVK për emrin.
Lugati deklaroi nëse do bëhet baba i një djali, atij do t’ia lë emrin Arkimed për nder të Stresit, ndërsa nëse e ka vajzë, Dita në respekt të opinionistes së Big Brother VIP Kosova.
Gjoni e ka mbajtur premtimin, familja e tyre është shtuar me një vajzë dhe emrin ia kanë vendosur Dita.