“Ka ndërruar fe”- Reagon Noizy, i tregon njerëzve kushëririn që i vuri flakën lokalit
Lokali i Noizy-t është djegur sot për herë të dytë, disa ditë pas rastit të parë.
Mirëpo ndryshe nga hera e kaluar, policia arriti të zbardhë ngjarjen, se zjarrin lokalit të reperit ia vendosi kushëriri i tij, Eraldo Musteqja.
Lidhur me ngjarjen, ka reaguar pak më parë vetë Noizy nëpërmjet një postimi në Instagram.
Reperi postoi një foto të Eraldos dhe ndër të tjera shprehet se ka qenë familja e tij që e ka rritur autorin e ngjarjes.
Postimi i plotë:
“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë“.