Prokuroria kërkon që reperi Noizy të kryejë testin psikologjik (Foto)
Është rikthyer sërish në vëmendje konflikti mes dy reperëve të njohur, Noizyt dhe Klevios ditën e sotme.
Ka qenë ky i fundit, i cili është njohur përmes avokatit të tij me një dokument, ku kërkohet kryerja e testit psikologjik të Noizyt dhe babait të tij.
Në dokument shihet se prokuroria ka kërkuar caktimin e një psikologieje, që të kryejë vlerësimin e gjendjes psikologjike të Noizyt dhe babait të tij, duke iu përmbajtur disa pikave.
Sipas Kleviol Ahmetaj, nëse ato rezultojnë ashtu siç Noizy do, reperi nga Lushnja mund të përfundojë sërish në burg.
Megjithatë, reperi shprehet se është e palogjikshme që t’i ketë shkaktuar ankth edhe frikë, pasi Noizy çdo ditë shihet në koncerte dhe shumë i lumtur.
Kujtojmë se Noizy e ka paditur Klevion pasi, sipas tij, sjellja e reperit nga Lushnja në rrjetet sociale i ka shkaktuar ankth edhe frikë.