Turistët braktisin Greqinë, zjarret në ishuj alarmojnë vizitorët, fluks në aeroporte!

vovalbania July 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turistët braktisin Greqinë, zjarret në ishuj alarmojnë vizitorët, fluks në aeroporte!

Disa mijëra turistë kanë zbarkuar në aeroportin ndërkombëtar të ishullit të Rodosit, me shpresën për t’u larguar pasi zjarrfikësit kanë numëruar mbi 46 vatra të reja zjarri në 24 orët e fundit.

Disa prej vizitorëve kanë qëndruar në aeroport për një ditë, duke kaluar atje edhe natën. Sipas autoriteteve, mbi 19 mijë persona janë larguar si pasojë e zjarreve që po digjen në destinacionin e njohur turistik, pas javësh të tëra temperaturash të larta.

 “Është mirë. na sollën këtu në aeroport, na dhanë ushqime dhe pije. Po kujdesen për ne këtu”.

“Po, po. sidomos fëmijët e vegjël kishin frikë. Ka kaos kudo dhe ju mund ta shihni zjarrin dhe tymin. Ishte shumë e frikshme”- thanë turistët.

Të tjerë u detyruan të largoheshin nga hotelet me nxitim, por nuk janë të sigurt për fazën e ardhshme të evakuimit.

“Pash kreshtën, në Lardos dhe vura re flakët. Mu duk sikur ato po afroheshin. Pastaj një oficer policie erdhi me sirenat e ndezura dhe i tha pronarit të hotelit të na nxirrte jashtë”.

“Ne nuk mundëm të shkonim në hotel pasi policia na tha se ishte e pamundur. Megjithatë, arritëm të shkonim, të bënim gati bagazhet dhe të prisnim në plazh derisa të vinte dikush”- shprehen turistët

Disa janë kthyer në shtëpi. Disa turistë që morën avionin të dielën dhe u ulën në Vjenë ishin të lehtësuar që ishin në një vend të sigurt.

“Morëm me vete vetëm gjërat e rëndësishme. Hoteli ynë u shkrumbua, ndaj jemi të lumtur që jemi këtu”.

Një urdhër evakuimi është dhënë edhe për disa zona të Korfuzit, pasi një zjarr ra në pjesën veriore të ishullit të dielën pas mesdite.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE