Izraeli përgatitet për trazira, pas votimit pro të reformave përçarëse në gjyqësor!

vovalbania July 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Izraeli përgatitet për trazira, pas votimit pro të reformave përçarëse në gjyqësor!

Për sot, Izraeli është përgatitur për protesta dhe greva të reja, pas një votimi parlamentar përçarës të reformave të kundërshtuara në gjyqësor e që po ndajnë vendin, si dhe kanë nxitur kritika nga aleatët e huaj.

Vendimi i qeverisë së djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të përmbushur një pjesë kyçe të reformave, tashmë ka nxitur sfida ligjore e përleshje në rrugë.

Kundërshtarët do të vazhdojnë protestat, ndërsa mjekët pritet të hyjnë në grevë. Shoqata e Avokatëve të Izraelit është në mesin e një numri të madh grupesh që nisën peticione në Gjykatën e Lartë, me qëllimin për të rrëzuar ligjin e ri. Gazetat shkruanin:

Ditë e zezë për demokracinë e Izraelit!

Protestuesit qëndruan në rrugë deri natën vonë pas votimit. Studenti Josh Hakimi tha se ndihej “shumë, shumë i pikëlluar për atë që po ndodh në Izrael”.

58 persona u arrestuan gjatë protestave. Policia përdori pompa uji për të shpërndarë protestuesit në një rrugë kryesore në Tel Aviv, ku turma valëviste flamujt izraelitë.

Opozita e kritikoi kryeministrin “kukull”

Netanyahu dështoi t’i qetësonte kundërshtarët me një paraqitje televizive në mbrëmje vonë. Ai u zotua për bisedime edhe kur Parlamenti të marrë pushimet. Kryeministri i sfiduar tregoi shenja plogështie në Parlament teksa qëndronte i ulur mes ministrave të Drejtësisë e Mbrojtjes. Më herët iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Netanyahu mbrojti ligjin e ri, që i kufizon pushtetin Gjykatës së Lartë. Sipas tij, ky është “hap i nevojshëm demokratik”.

Ndasitë e thella brenda koalicionit të tij dhe protesta masive e detyruan kryeministrin që ta ndalte përkohësisht procesin legjislativ në muajin mars, por brenda pak javësh politikanët fajësuan njëri-tjetrin për dështimin e bisedimeve. Ndërkaq, ligji shumë i kontestuar kaloi me 64 vota pro dhe opozita nuk pranoi ta votonte. Shefi i opozitës izraelite, Yair Lapid kritikoi atë që e quajti “paraqitje e dobët e Netanyahut”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE