Sipas Einxhel Shkirës, këto 3 figura ekrani meritojnë më shumë hapësirë televizive
Jo çdo figurë e ekranit lavdëron pa hezitim kolegët e tij. E këtë e bëri pa asnjë ndroje Einxhel Shkira, e cila në një intervistë për “Prive”, u pyet se cilët figura të ekranit duhet të rikthehen, e t’u jepet më shumë hapësirë televizive.
Ajo përmendi 3, mes tyre edhe mikun e saj të ngushtë, Flori Gjinin. Krah emrave të tyre, Einxhel listoi edhe të mirat që këto personazhe i sjellin ekranit.
”Flor Gjini, mendoj se është një nga moderatorët meshkuj më të mirë, të trojeve shqipfolëse. Është shumë i përgatitur për spektakle dhe “one man show” e çdo gjë tjetër.
Dojna Mema, patjetër duhet të ketë hapësirë televizive, vajzë shumë elekuente. Shumë e përgatitur. “Live” e qan e jo kushdo mund ta qaj live-in.
Jona Spahiu, e cila është tërhequr totalisht nga ekrani. Është një vajzë shumë e përgatitur, ka mjaftueshëm bagazh kur flet ose prezanton”.