Të shtrirë mbi njëri-tjetrin, Ledri Vula dhe Sara Hoxha ndajnë me ndjekësit video-n më romantike që mund të keni parë!

vovalbania July 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të shtrirë mbi njëri-tjetrin, Ledri Vula dhe Sara Hoxha ndajnë me ndjekësit video-n më romantike që mund të keni parë!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.  

E pak më parë, bukuroshja ka ndarë me ndjekësit video-n më romantike që mund të keni parë ndonjëherë nga çifti, teksa shfaqen së bashku të shtrirë mbi njëri-tjetrin në pishinë.

Projekti më i fundit muzikor nga Ledri Vula ishte në fakt një surprizë shumë e madhe për ndjekësit e tij, pasi në videoklipin e këngës ishte protagoniste Sara dhe kimia e dashuria e tyre ishte ‘qershia mbi tortë’ e një projekti të suksesshëm me afro 5 milion klikime si ‘Gjendja’.

Reperi gjithashtu do të publikojë ditën e sotme bashkëpunimin me reperin Lyrical Son dhe ka paralajmëruar në rrjete sociale se videoklipi i këngës do të jetë me të vërtetë shumë ‘i nxehtë’.

Nga ana tjetër, Sara përpos fitores së ‘Dancing With the Stars’, së fundmi është angazhuar duke sprovuar veten e saj në një tjetër fushë në xhirimet e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ me protagonistë  Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE