Vazhdon “pushteti” i motit të nxehtë në vend/Parashikimi i motit për sot!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe për sot, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin ndërsa në mesditë ka zhvillim vranësirash mesatare deri të dendura në lindje e në qendër të territorit, por kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare deri 7 m/s ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era fiton shpejtësi deri 12 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
25/39
Diell
Kukës
20/38
Diell
Lezhë
23/38
Diell
Dibër
20/38
Diell
Durrës
25/40
Diell
Tiranë
27/42
Diell
Elbasan
25/43
Diell
Berat
23/43
Diell
Vlorë
26/40
Diell
Korçë
21/37
Diell
Gjirokastër
20/41
Diell
Sarandë
24/39
Diell