Gabimi historik në filmin “Oppenheimer” që askush nuk e ka vënë re!

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gabimi historik në filmin “Oppenheimer” që askush nuk e ka vënë re!

“Openheimer” është filmi që tregon historinë e “babait” të bombës atomike që sillet në jetë nga Christopher Nolan. Regjisori i shumëçmuar njihet për vëmendjen ndaj detajeve, gjë të cilën e ka dëshmuar përmes produksioneve të mëdha që ka ndërmarrë. Mirëpo, te “Oppenheimer” i ka shpëtuar diçka, të cilën e kanë pikasur shikuesit më të vëmendshëm.

Në një skenë ku Oppenheimer, i luajtur nga Cillian Murphy, është në një turmë spektatorësh që mbajnë flamuj amerikanë, diçka shkoi keq. Shikuesit vunë re një gabim që shkakton një pasaktësi historike të filmit. Sipas tyre, spektatorët kanë në duar një flamur që në atë kohë nuk ekzistonte.

Kjo skenë e veçantë sipas atyre që e panë filmin ndodh në vitin 1945. Flamujt në turmë kanë 50 yje, njësoj si shtetet e SHBA-së sot, vetëm se në atë skenë normalisht duhet të kishte 48 yje. Yjet e 49-të dhe të 50-të në konstelacion u shtuan përkatësisht në vitin 1959 dhe 1960 me aneksimin e Alaskës dhe Havait në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE