I kërcisni shpesh gishtat kur jeni të stresuar?! Atëherë kemi disa lajme jo të mira për ju!

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I kërcisni shpesh gishtat kur jeni të stresuar?! Atëherë kemi disa lajme jo të mira për ju!

Duart reflektojnë stresin që ne po përjetojmë. Nisur nga kjo shpesh reagojmë dhe i kërcasim ato. Dhe ndërsa kjo lëvizje duket ngushëlluese, shumë theksojnë se nuk është një zakon që është në të mirë të shëndetit. Një studim pohon se ata që kërcasin gishtat kanë më shumë gjasa të përjetojnë ënjtje të duarve dhe të kenë forcë më të ulët të ngritjes së peshave.

E ndërsa ka dyshime se kërcitja e gishtave lidhet edhe me osteoartritin, por nuk ka një provë fikse për këtë. Të shumtë janë ata që rrëfejnë se kërcitja e gishtave është një metodë e menaxhimit të stresit. Sipas Dr.Aung, ka një mënyrë për të hequr qafe këtë zakon të keq. Çelësi është të adoptoni zakone të tjera që luftojnë stresin. Dr.Aung shpjegon se kërcitja e gishtit shpesh bëhet në mënyrë të pavetëdijshme, ndaj sugjeron “të mbani duart e zëna”.

Gjeni aktivitete që ju pëlqejnë, sepse kështu keni më shumë gjasa t’i përmbaheni atyre në planin afatgjatë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE