Moti në vend me shtim vranësirash, ulen temperaturat!
Edhe për sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e në orët e mbrëmjes do të kemi shtim të vranësirave mesatare deri të dendura. Si pasoje do të ketë reshje të dobëta shiu në pjesën veriore të vendit. Temperaturat janë ulur disi krahasuar me ditët e kaluara e variojnë 17-36 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndimor e me shpejtësi mesatare deri 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fiton shpejtësi deri 15 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
23/35
Diell
Kukës
20/34
Diell
Lezhë
21/34
Diell
Dibër
17/31
Diell
Durrës
22/34
Diell
Tiranë
24/36
Diell
Elbasan
22/35
Diell
Berat
22/36
Diell
Vlorë
22/35
Diell
Korçë
16/31
Diell
Gjirokastër
25/34
Diell
Sarandë
18/31
Diell