Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga operacioni i ditës së sotme, ja kush është Oltion Bistri, zyrtari i policisë që u arrestua me urdhër të SPAK
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga operacioni i ditës së sotme, ja kush është Oltion Bistri, zyrtari i policisë që u arrestua me urdhër të SPAK](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/07//klodiana-lala-zbardh-detaje-te-reja-nga-operacioni-i-dites-se-sotme-ja-kush-eshte-oltion-bistri-zyrtari-i-policise-qe-u-arrestua-me-urdher-te-spak.jpg)
Mes emrat të zyrtarëve të lartë të policisë, që u arrestua me urdhër të SPAK është dhe Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Bistri ishte shkarkuar 4 ditë më parë nga detyra e sipërcituar, për t’u emëruar si Specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum.
Kujtojmë se Bistri kishte marrë detyrën e Shefit të Operacionales, një pozicion me rëndësi për përgjimet në strukturën e Policisë, vjet në shkurt. Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve është ndarë në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda, ndërkohë, që ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.
Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit. Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.