Në këtë vend nuk shiten më makina nën 10 mijë euro!
Gama e automjeteve të përballueshme është zvogëluar në mënyrë drastike. Nëse dëshironi të blini një makinë të re të vogël në Gjermani për më pak se 15 mijë euro, mundësitë tuaja janë gjithnjë e më të kufizuara. Sipas analizës së klubit gjerman të makinave ADAC, vetëm katër modele janë aktualisht nën këtë kufi çmimi.
“Gama e automjeteve të përballueshme është zvogëluar në mënyrë drastike. Nuk ka më modele nën 10 mijë euro”- thotë inxhinieri i ADAC Alexander Werner. Rënia drastike e ofertës ADAC ia atribuon rritjes së çmimit të automjeteve, por edhe daljes jashtë shërbimit të shumë modeleve. Prodhuesit VW dhe Peugeot ndërprenë modelet e tyre të vogla Up” dhe 108, ndërsa çmimet e modeleve janë rritur ndjeshëm të Dacia Sandero.
Deri në vitin 2019, Sandero mund të blihej në Gjermani për më pak se 7000 euro, por gjithsesi është modeli më i lirë me motor bazë, që shitet me një çmim fillestar prej 11,300 euro (versioni fillestar me 65 HP) dhe Sandero Stepway me 90 kuaj/fuqi ka një çmim fillestar rreth 15500 euro.
Tre modelet e tjera në Gjermani nën kufirin prej 15 mijë euro janë Fiat Panda (nga 14,990 euro), Citroen C3 (nga 14,940 euro) dhe Mitsubishi Space Star (nga 13,590 euro). ADAC kritikon faktin që prodhuesit në përgjithësi i shesin këto modele me kosto të ulët me paketa modeste të sigurisë aktive.