Nga vështirësitë ekonomike, periudha e depresionit dhe ftesa për në “Big Brother”, Roza Lati i rrëfen të gjitha!

vovalbania July 27, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Nga vështirësitë ekonomike, periudha e depresionit dhe ftesa për në “Big Brother”, Roza Lati i rrëfen të gjitha!

E bukur, e qeshur dhe gjithmonë pozitive janë këto disa epitete që do e përshkruanin më së miri moderatoren e njohur Roza Lati.

Shpesh e komentuar për natyrën e saj pa komplekse Roza Lati së fundmi ka zgjedhur të rrëfej disa të pa thëna rreth jetës së saj.

E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” Lati ka treguar se si për një sezon iu bllokua mundësia për të punuar vështirësitë financiare që kaloi dhe vendosmëria për të ecur përpara me optimizëm.

Ajo tregon se sa falënderuese është për nënën që e rriti dhe i qëndroi pranë në ditët e saj më të vështira.

Gjithashtu nuk la pa u ndalur edhe tek situatat e saj të vështira duke treguar për publikun e gjerë që humbja e qenit të saj e ka prekur shumë pasi ai ishte i vetmi me të cilin Roza kalonte kohën më të madhe shprehet ajo.

Intervista:

Roza Lati: E gjitha nisi në 2016 kur unë kalova fazën time të depresionit që erdhi si shkak i papunësis pasi mu bllokua një sezon i tërë për ta kujtuar më mire ishte ajo periudha ku unë isha tek “Danc With Me” pasi mbaroi ajo unë nuk po gjeja dot më vend punë isha bllokuar.

Sapo kisha marrë një makinë me kredi shtëpinë me qira por kam një krenari që nuk më linte të kërkoja lek as tek mami im dhe askund tjetër.

Por ka qenë nëna ime që më ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës më ka paguar çdo gjë vetëm që të ndihem unë mire.

Por pastaj fillova të kem probleme me ankthin me rrahjet e shpeshta të zemrës. Qaja shumë çdo ditë kam qarë në çdo cep të shtëpisë ulesha në tokë dhe vetëm qaja, mora shumë goditje.

Sa i përket psikologut unë kurrë nuk kam shkuar pasi terapia ime është natyra qentë e mi dhe pemët meditimi.

Gazetarja: Më thuaj momentin tënd më të vështirë?

Roza Lati: Momenti më i vështirë në jetën time kanë qenë disa por edhe humbja e qenushit tim ka qenë shumë e vështirë e di se shumë mendojnë se “he se një qen është” por jo me të vërtet e kam përjetuar shumë keq sepse atë e kisha vëlla motër, mama baba sepse rrija shumë vetëm sepse mami kishte angazhime.

Por tani jam më e qetë dhe optimiste.

Gazetarja: Përflitet se do të jesh pjesë e “Big Brother”?

Roza: Jo nuk kam marr asnjë telefonatë e kam marr vetë në edicionin e pare por nuk e pranova.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE