Polonia: Sigurimi i kufirit me Bjellorusinë, prioriteti kryesor i qeverisë polake!
vovalbania
July 27, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Kufiri i BE-së me aleatin rus Bjellorusinë është bërë më i rrezikshëm, ka paralajmëruar lideri i partisë në pushtet të Polonisë.
Jaroslaw Kaczynski, zëvendëskryeministër dhe kreu i partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi, tha se sigurimi i kufirit është prioriteti kryesor i qeverisë polake.
Mijëra mercenarë të grupit Wagner u vendosën në Bjellorusi gjatë muajit të kaluar pasi ata tentuan një kryengritje jetëshkurtër.
Përveç mercenarëve rusë, Moska gjithashtu ka vendosur disa nga armët e saj bërthamore me rreze të shkurtër veprimi në Bjellorusi.
“Ne duam ta themi qartë: ne po bëjmë gjithçka që nevojitet dhe kjo është e mjaftueshme që ne të zmbrapsim lehtësisht çdo provokim të mundshëm apo ndërmarrje agresive”, i tha Kaczynski palës Bjelloruse.