Shpenzon rreth 2500 euro në vit për letër higjienike sepse adhuron të ushqehet me to…
Një amerikane e quajtur Kina shpenzon rreth 2500 euro në vit për letër higjienike dhe ka treguar varësinë e saj për dokumentarin, “My Strange Addiction”.
Unë ha letër higjienike që në momentin që zgjohem, para se të laj dhëmbët.
Nothing like a crisp, melty piece of toilet paper? Kinah eats up to four rolls a day! Hear her story on #MyStrangeAddiction: Still Addicted Wednesdays at 10/9c. pic.twitter.com/dxn54LCf2z
— TLC Network (@TLC) July 18, 2023
Në trailerin e emisionit, e shohim duke ngrënë ushqimin e saj të preferuar, ndërsa shpjegon se është mirë sepse nuk ka kalori dhe nuk shkakton hangover. Ajo ha deri në katër rrotulla në ditë dhe preferon llojin me një shtresë. Gruaja nuk e kufizon veten të hajë letrën higjienike vetëm në shtëpi, por e bën atë në punë, në makinë apo në sallon bukurie. Ajo thotë se e vë re kur njerëzit e shikojnë me habi, por nuk e shqetëson. Ajo nuk ndikohet as nga kritikat, as nga mendimet e të tjerëve dhe tregon se fillon të qajë sapo mendon për letrat higjienike.