Supermodelja Lara Stone bëhet nënë për herë të dytë!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Supermodelja Lara Stone bëhet nënë për herë të dytë!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/07//supermodelja-lara-stone-behet-nene-per-here-te-dyte.jpg)
Lara Stone ka konfirmuar se është bërë nënë për herë të dytë. Supermodelja, tashmë nënë e djalit 10-vjeçar Alfred me ish-bashkëshortin David Walliams, fillimisht zbuloi shtatzëninë në maj. 39-vjeçarja, ka shpërndarë një foto të të porsalindurit në Instagram, të cilin e ka quajtur Bob, pasi mirëpriti fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e dytë, David Grievson disa ditë më parë.
Ajo shkroi:
Bob lindi javën e kaluar dhe kaloi disa ditë në kujdesin intensiv. Jemi shumë të lumtur që e kemi në shtëpi me ne tani dhe të gjithë e duam shumë.
Rikujtojmë se Lara u takua me bashkëshortin e saj, David, në Tinder në vitin 2018 dhe konfirmoi fejesën në shkurt 2020. Ajo u shfaq me unazën e fejesës me diamant në darkën VIP të Gymkhana në Mayfair. Ky është partneri i dytë publik i Laras pas ndarjes nga David Walliams. Me këtë të fundit u takuan në 2009 dhe shpallën fejesën vetëm katër muaj më vonë.