Kemi lajme jo të mira për ju që notoni me lente kontakti!
Ka raste kur ju duhet të ndaheni prej lenteve të kontaktit dhe nuk është vetëm kur jeni duke fjetur. Sipas ekspertëve, vendosja e lenteve të kontaktit gjatë zhytjes në pishina, apo dete, mund të ketë shumë rreziqe për shëndetin e syve. Duket si një praktikë e padëmshme, por në realitet mund të përfundojmë me një infeksion serioz të syve.
“Uji përmban baktere, qoftë uji i çezmës, deti apo pishina dhe lentet e kontaktit “thithin” papastërtinë. Ky kombinim do të thotë që bakteret kanë më shumë gjasa të përhapen në sipërfaqen e lenteve të kontaktit kur ekspozohen ndaj ujit, duke rritur rrezikun e mundshëm të infeksioneve të syve, kërcënuese për shikimin,”-thotë Nimi Mistry, okuliste profesionale.
Personat që mbajnë lente kontakti janë në rrezik të shtuar të kancerit, kanë paralajmëruar ekspertët. Shkencëtarët amerikanë zbuluan se të ashtuquajturat “kimikate përgjithmonë” fshihen në të gjitha markat e lenteve të kontaktit. Studimet e mëparshme sugjerojnë se substancat polifluoroalkil (PFAS), një familje prej rreth 10,000 kimikatesh, rrisin rrezikun e kancerit të mëlçisë, veshkave, testikujve, si dhe sëmundjet e tiroides.