Dukej e pabesueshme, ja kërkesa që Interi i bën Egnatias për miqësoren e gushtit
Inter Milano-Egnatia Rrogozhinë, kjo do të jetë një prej ndeshjet e luksit të klubit shqiptarë gjatë muajit gusht. E përfolur prej kohësh dhe e konsideruar si një fantazi e çmendur, por tashmë është zyrtare. Gazetari ynë Endi Tufa ka siguruar kërkesën e bërë nga klubi i madh Italian i Serisë A është zyrtare.
Gjithçka duket si surreale për skuadrën nga Rrogozhina e cila do të plotësojë ëndrrën e sajë, pas fitimit për herë të parë të Kupës së Shqipërisë këtë vit, ku mundi Tiranën në finale, pas pjesëmarrjes për herë të parë në kupat e europës ku u mund nga Arati i Armenisë, tashmë do të ketë fatin të luaj me një prej skuadrave më të mëdha italine dhe jo vetëm.
Ndeshja mes Interit dhe Egnatias do të jetë në kuadrin e fazës përgatitore të klubit zikaltër, por që sigurisht edhe për Egnatian që tashmë është jashtë kupave europiane dhe i ka mbetur thjeshtë përgatitja për kampionatin i cili është programuar të fillojë më 19 gusht.
Ky takim do të zhvillohet më 13 gusht në qytetin e Ferraras në Itali, ku është pak por e sigurt që do të ketë edhe tifoz shqiptarë po aq sa edhe ato italian, në mos më tepër duke qenë se një skuadre shqiptare rrallë here I ndodh të kenë një përballj të këtij niveli, qoftë kjo edhe miqësore.