Konfiskohen pasuritë e Vito Bibës, ish anëtari i bandës së Endrit Dokles i dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik droge

vovalbania July 31, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Konfiskohen pasuritë e Vito Bibës, ish anëtari i bandës së Endrit Dokles i dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik droge

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi konfiskimin e pasurive të Vito (Vehap) Bibës, i dënuar me 20 vite burg për trafik droge dhe familjarëve të tij. Shumica e pasurive të konfiskuara janë në emër të familjarëve të tij Eglantina dhe Fatime Biba.

Vetëm një truall me sipërfaqe 352,6 m2 dhe ndërtesë 138,2 m2 në Tiranë është në pronësi të Vito Bibës.

Sipas GJKKO-së, Englantina Biba është deklaruar fajtore në vitin 2011 për “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Nga Vehap, i dënuari shqiptar e ka ndryshuar emrin në Vito, ndërsa nuk dihet nëse është frymëzuar nga Vito Corleone, një personazh imagjinar në filmat “The Godfather”, i cili pasqyron një nga figurat mafioze të Nju Jorkut të mesin e shekullit të 20-të.

Pasuritë e konfiskuara nga GJKKKO janë:

1. Pasuri e llojit “Truall” me sipërfaqe 352,6 m2 me sipërfaqe ndërtese 138,2 m2, Tiranë, në pronësi të Vito Biba;
2. Pasuri e llojit “Njësi” me sipërfaqe 292,8 m2, adresa Tiranë, në pronësi të Eglantina Biba;
3. Pasuri e llojit “Njësi” me sipërfaqe 274,8 m2, adresa Tiranë, në pronësi të Eglantina Biba;
4. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe shkalle 19,8 m2, sipërfaqe verande 36,3 m2, në pronësi të Eglantina Biba;
5. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, ….. sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;
6. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;
7. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;
8. Pasuri e llojit “Ndërtesë” me sipërfaqe 91,6 m2, me adresë Tiranë; godinë banimi 2 kate + 1 kat nëntokë: sipërfaqe kati nëntokë 40,2 m2, sipërfaqja e katit përdhe 91,6 m2, sipërfaqe verande 17,9 m2, sipërfaqja e katit të parë 91,6 m2, sipërfaqe verande 22,7 m2, në pronësi të Davide Vito Biba;
9. Pasuri e llojit “Truall” me sipërfaqe 262,5 m2 me sipërfaqe ndërtese 87,5 m2, godinë banimi 3 kate+1 kat nëntokë , sipërfaqe kati nëntokë 42,7 m2, sipërfaqja e katit përdhe 87,5 m2 (verandë 33.6 m2), sipërfaqja e katit të parë 121,1 m2 dhe sipërfaqe e katit të dytë 121,1 m2, në pronësi të Fatime Biba.

Kujtojmë se Biba ka qenë pjesë e bandës së Endrit Dokles, ndërsa u arrestua në vitin 2020 në lagjen Feltham, në perëndim të Londrës.

Në 2011 Biba u dënua nga drejtësia shqiptare me 8 vite burg për trafik heroine drejt Italisë, ndërsa në vitin 2013 u dënua nga Gjykata e Bescias në Itali me 20 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

“Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.6 datë 27.01.2023 ka vendosur vendosur konfiskimin e pasurive të subjekteve Vito (Vehap) Biba (i cili me vendimin Nr. SIEP442/2011 date 27.09.2013, të Gjykatës së Bescias Itali, është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në pashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal Italian) dhe Englantina Biba (e cila me vendimin nr.45 datë 27.07.2011, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë është deklaruar fajtore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim) si dhe personave të lidhur. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.102 datë 06.07.2023 ka lënë në fuqi vendimin nr.6 datë 27.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, sipas GJKKO-së.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE