Me më pak se 40 metra vijë bregdetare, njihuni me plazhin më të vogël në botë!
Nëse duam të shkojmë në plazhin më të vogël në botë, duhet të udhëtojmë paksa larg. I vendosur në veri të gadishullit iberik, plazhi spanjoll i Gulpiyuri mban titullin si më i vogli në botë, me më pak se 40 metra vijë bregdetare. Ai u formua si pasojë e gërryerjes së detit Kantabrian në shkëmbinjtë që rrethojnë zonën, në të cilën mbizotëron modeli karstik.
Ka 40 metra vijë bregdetare dhe uji nuk është as një metër i thellë. Gulpiyuri, i cili është shpallur monument natyre, është i mbuluar me rërë të bardhë të imët dhe është i mbyllur me detin nga një shkëmb gëlqeror. Vetëm 100 metra larg ndodhet deti Kantabrian që e furnizon me ujë falë një vrime mes dy shkëmbinjve, por nuk ka dalje direkte në det. Madhësia e tij, vendndodhja dhe forma e tij karakteristike gjysmërrethi e kanë bërë atë një nga plazhet më unike në botë.