Mesa duket këtë verë ‘do të pijmë’ me Xhensilën!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Mesa duket këtë verë ‘do të pijmë’ me Xhensilën!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08//mesa-duket-kete-vere-do-te-pijme-me-xhensilen.jpeg)
Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Dy projektet më të fundit muzikore nga Xhensila kanë qenë dy bashkëpunime, ai me Klajdi Harunin që u këndua për herë të parë ‘live’ në finalen e madhe të ‘BBV 2’ dhe më i fundit që u publikua para një muaji në duet me Majk ‘T’i fala’.
E duket se bukuroshja nuk ka të ndalur për këtë sezon veror, pasi vetëm pak më parë me anë të një karuseli me fotografi na ka zbuluar ‘look-un’ e saj në projektin muzikor të radhës duke na treguar kështu dhe titullin e këngës, ‘Pina Pina’, që mesa duket do të publikohet më shpejtë nga sa mendonim.
‘Pina Pina’, në periudhën më të mirë të verës… së shpejti
Para pak javësh, vogëlushja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Ajka festoi ditëlindjen e saj dhe me anë të një video-urimi me disa momente shumë të ëmbla të familjes, krahas artistja e ka uruar me fjalët më të bukura. Mirëpo, surpriza më e bukur për Ajkën dhe të gjithë ndjekësit ishte një moment shumë i shkurtër i video-s së plotë ku shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat se bukuroshja është sërish shtatzanë dhe ne i urojmë një rrugëtim sa më të ëmbël!