Nuk i bletë ëmbëlsirën që kërkoi dhe tani po krijon ‘skena’ në supermarket, ja si të qetësoni fëmijën tuaj!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Nuk i bletë ëmbëlsirën që kërkoi dhe tani po krijon ‘skena’ në supermarket, ja si të qetësoni fëmijën tuaj!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08//nuk-i-blete-embelsiren-qe-kerkoi-dhe-tani-po-krijon-skena-ne-supermarket-ja-si-te-qetesoni-femijen-tuaj.jpg)
Kur fëmija qan në mënyrë histerike dhe kërkon diçka, duhet t’i thuhet pikërisht ajo që ai dëshiron ta dëgjojë, këshillon pediatri amerikan, dr. Harvey Karp, autor i librit “Fëmija më i lumtur”. Qëllimi nuk është që t’i lëshoni pe, por që të komunikoni me metodën e tij, në mënyrë që t’ju kuptojë.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08/nuk-i-blete-embelsiren-qe-kerkoi-dhe-tani-po-krijon-skena-ne-supermarket-ja-si-te-qetesoni-femijen-tuaj-64c8e251d69ba.jpg)
Përsërisni fjalët të cilat fëmija i përdor, duke shfrytëzuar frazat e shkurtra me përsëritje të mjaftueshme dhe duke reflektuar ndjenjat e tij në tonin e zërit dhe shprehjen e fytyrës, thotë doktori. Nëse fëmijën e sulmon histeria në një ambient publik siç është supermarketi, për shkak se nuk i keni blerë ëmbëlsirën që ju kërkoi, do të fillojë të bërtasë “Dua ëmbëlsirën!” Dhe atëherë ju përsëritni po ato fjalë me tonin e zërit qetësues: “Do ëmbëlsirën. Do ëmbëlsirën. Tani”.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08/nuk-i-blete-embelsiren-qe-kerkoi-dhe-tani-po-krijon-skena-ne-supermarket-ja-si-te-qetesoni-femijen-tuaj-64c8e2531c902.jpg)
Fëmija brenda disa sekondash do të qetësohet dhe do ta shikojë personin e rritur me sy pyetës i cili përsërit problemin e tij. Vetëm atëherë do të jetë në gjendje t’ju dëgjojë dhe të pranojë sqarimin tuaj përse nuk ka mundësi në atë çast të marrë atë që dëshiron. Edhe pse një qasje e tillë tingëllon e çuditshme, ajo paraqet versionin e metodës së mirë e të arsyeshme të dëgjimit aktiv, të cilin të rriturit e përdorin në komunikimin e përditshëm, veçanërisht në rastet problematike.