Ju njohim me TikTok-ersat që fitojnë më shumë nga sponsorët!
TikTok është rrjeti social më i popullarizuari në mesin e popullatës së re. Më shumë abonentë do të thotë një shans më i madh për të fituar dhe më të njohurit kanë arritur ta kthejnë qëndrimin e tyre në këtë platformë në një biznes serioz. Sipas faqes së internetit të IZEA, popullariteti i TikTok-ers ndahet në disa kategori, secila prej të cilave mbart një shumë mesatare të ndryshme parash që pronarët e kanaleve mund t’u kërkojnë kompanive të interesuara të paguajnë për klipet që përmendin ose përdorin produktin ose shërbimin e tyre:
Deri në 10,000 ndjekës – deri në 1,105 dollarë për klip të sponsorizuar.
Deri në 50,000 ndjekës – deri në 1,600 dollarë për klip të sponsorizuar.
Deri në 200,000 ndjekës – deri në 3,500 dollarë për klip të sponsorizuar.
Deri në 500,000 ndjekës – deri në 5,000 dollarë për klip të sponsorizuar.
Deri në 1 000 000 ndjekës – deri në 5 800 dollarë për klip të sponsorizuar.
Ndërsa numri i ndjekësve rritet mbi 1,000,000 ndjekës, po ashtu rriten edhe paratë që mund t’u kërkojnë kompanive për postime të sponsorizuara. Njihuni me TikTok-ersat që fitojnë më shumë nga sponsorët:
Domelipa – 40,000 dollarë
Loren Grey – 40,420 dollarë
Dixie D’Amelio – 42,570 dollarë
Kimberly Loaiza – 47,380 dollarë
Will Smith – 53.750 dollarë
Addison Rae – 65.200 dollarë
Bella Poarch – 66.830 dollarë
Khaby Lame – 92,270 dollarë
Charli D’Amelio – 105.770 dollarë