Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat, termometri do të shënojë…
Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash.
Pas mesdite pritet që vranësirat e lehta dhe kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat malore por nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë vendi vranësira kalimtare, KU më të dukshme pritet të jenë në zonat Qëndrore dhe Veriore të Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 35 grad në qytetin e Gjakovës.
Maqedonia e Veriut
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Ballkanin Jugor do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Maqedonis, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë MV duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, POR nuk parashikohet që vranësirat të krijojnë mundësi për reshje.