Rusia mund t’i rikthehet marrëveshjes së drithërave, Amerika merr sinjale!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë sinjale se Rusia është e gatshme që të kthehet në bisedimet për marrëveshjen që lejon eksportin e sigurt të drithërave ukrainase nga Deti i Zi. Por, nga e thëna në të bërë ka një hendek e Uashingtoni tregohet i matur.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, OKB, Linda Thomas-Greenfield deklaroi:
Por, ne ende nuk kemi parë ndonjë dëshmi për këtë.
Rusia u tërhoq nga marrëveshja për drithërat më 17 korrik kur ishte dhe afati përfundimtar.
Diplomatja e Uashingtonit, Linda Thomas-Greenfield tha se nëse Rusia dëshiron që plehrat e saj artificiale të shkojnë në tregjet botërore e të ketë lehtësim në transaksionet për produktet bujqësore, duhet që Moska të kthehet në këtë marrëveshje.
Ne kemi parë tregues se ata mund të jenë të interesuar që të rikthehen në diskutime. Prandaj, ne duhet të presim që të shohim nëse kjo do të ndodhë.
Ambasadorja nuk dha shumë detaje.
Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e ka bërë të pamundur që Ukraina, një prodhuese globale e drithërave të mund të eksportojë në mënyrë të sigurt prodhimet bujqësore nga portet në Detin e Zi në kohën kur pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon.
Vitin e kaluar, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen për eksportin e drithërave.
Që nga tërheqja e Moskës nga marrëveshja, Ukraina po eksporton produktet e saj përmes rrugëve tokësore për në Bashkimin Europian, por edhe përmes rrugëve alternative përmes lumit Danub.