Tradita e të ulurit në gjunjë gjatë propozimit për martesë…
Të ulesh në gjunjë gjatë propozimit është një traditë për shumë rituale ceremoniale, duke përfshirë edhe ato romantike. Propoimi bëhet në atë mënyrë që burri ulet në njërin gju dhe i ofron unazën partneres së tij. Por, si ka ardhur tradita që partneri duhet të gjunjëzohet për të bërë propozimin për martesë?
Fatkeqësisht nuk ekzistojnë burime të verifikuara teorike të këtij gjesti romantik, por ekzistojnë disa teori për të cilat besohet që janë të sakta. Në mesjetë kalorësia akoma nuk ishte zhdukur dhe mënyra formale e joshjes ishte versioni i lidhjes së sotme.
Veprat artistike mesjetare dhe literatura tregojnë kalorësinë të ulur në gjunjë para sundimtarëve të tyre në shenjë nderimi dhe respekti, apo se si gjunjëzohen para konteshave që të shprehin robërinë e tyre të përhershme. Gjithashtu, kjo qasje mund të gjendet edhe në religjione.
Në shumë religjione, ata të cilët besojnë ulen në gjunjë që të tregojnë kënaqësinë dhe përulësinë e tyre para Zotit. Prandaj, kur i thoni të dashurit tuaj “PO”, njëkohësisht ai ju ofron nderim, respekt dhe dashuri të përhershme.