Capital T tha se e dashura e tij është më e bukura në botë, përgjigjet Adrola Dushi

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Capital T tha se e dashura e tij është më e bukura në botë, përgjigjet Adrola Dushi

Capital T është nga artistët që jetën private e mban të mbyllur hermetikisht.

Vetëm së fundmi ai foli pak duke konfirmuar për herë të parë se është në lidhje dashurie.

“Normale që kam partnere. Për mua është më e bukura në botë. Do jetë edhe në koncert. Qëllimi kur je në një lidhje është martesa. Por, momentalisht nuk i kemi ato plane”-tha reperi para disa ditësh.

Pasi pranoi lidhjen të gjithëve mendja na shkoj te Adrola Dushi, e cila përflitet prej kohësh për një lidhje dashurie me Capitalin.

Ky i fundit organizoi mbrëmjen e djeshme në Prishtinë një festë private me miqtë, gazetarët dhe bashkëpuntorët për koncertin “Time Capsule” që do organizojë në Prishtinë pas pak ditësh. Mes tyre ishte edhe modelja, e cila është pyetur nëse është ajo vajza më e bukur në botë për Capital T.

“Unë jam! Mendoj se jam e bukur. Por, nuk e di nëse e ka patur për mua!“- tha ajo për KTV.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE