Fero lirohet nga paraburgimi, ja çfarë poston në Instagram!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Fero lirohet nga paraburgimi, ja çfarë poston në Instagram!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08//fero-lirohet-nga-paraburgimi-ja-cfare-poston-ne-instagram.jpg)
Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.
Pas reagimit të dy palëve të përfshira, burime për Prive kanë zbuluar raportin e Prokurorisë dhe deklaratën e avokatit të Feros, i cili i kundërshtonte akuzat e Arbenitës. E kjo e fundit me anë të një Instastory ka prezantuar për ndjekësit avokatin e saj, i cili do të ndjekë hap pas hapi çështjen.
Duket se ditën e sotme Fero është liruar nga paraburgimi, kjo pasi pak më parë një nga miqtë e tij ka postuar një foto në Instastory me të duke i uruar rikthimin dhe Fero e ka ripostuar.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08/fero-lirohet-nga-paraburgimi-ja-cfare-poston-ne-instagram-64cbeee34c449.jpeg)
Teksa ajo dhe Fero i kanë rrugët e ndara, nuk mungojnë as thumbat për njëri-tjetrin. Arbenita ka postuar një foto ku lë të kuptohet se Fero nuk diti ta vlerësonte dhe tani duhet të “shijojë humbjen”.