Ronaldo Sharka flet për raportin me çiftin Kiara-Luiz pas përplasjes virtuale
Përplasja virtuale mes Ronaldo Sharkës dhe çiftit Kiara-Luiz është ende e freskët.
Megjithatë, ditët e fundit mes tyre nuk ka pasur asnjë ndërveprim dhe fansat duan të dinë si i kanë raportet. Kjo pyetje i është bërë Ronaldos në një seri me pyetje-përgjigje që ai ka realizuar sonte në Instagram.
Moderatori ka lënë të kuptohet se nuk kanë komunikim, duke shkruar se po pret që t’i kërkojnë falje.
“Unë jam njeri që i pranoj faljet. Kështu që po pres të më kërkojnë falje dhe të reflektojnë. Të gjithë gabojnë.”- shkruan ai.
Drama mes Ronaldos dhe çiftit Luiz- Kiara
E gjitha nisi nga një deklaratë e Ronaldos në “Kepi i VIP-ave”, ku u shpreh se duhet t’i falej atij moderimi i emisionit, duke u shprehur se Kiara po prezanton vetëm falë Luizit.
Kështu, Luizi reagoi në Instagramin e tij, duke thënë se do t’ia kthente të gjithëve përgjigjen që meritojnë po të kishte qenë pranë partneres së tij gjatë xhirimeve. Por, nuk e la me kaq. Përmes një postimi tjetër, ai i thoshte Ronaldos (duke mos i përmendur emrin) që të shkonte e të merrte 5 mijë eurot, meqënëse do mbetej pa punë.
Kurse Kiara reagoi nëpërmjet një Instastory ku shkruante: “Dikur lyenin flokët si ai, sot e nxorrën kokën. Koka bën, koka pëson.”
Luizi shkroi gjithashtu në një postim, ku ishte deklarata e Ronaldos: “Nuk bëhen të gjitha punët me b*** o butterfly. Jo të gjitha bëhen për followes, ka një limit”.
Ronaldo iu përgjigj duke thënë se mendonte që Kiara është një moderatore shumë e mirë, vetëm se nuk i përshtatet “Kepit të VIP-ave”. Më pas tha se Luizi 5 mijë euroshin ia kishte premtuar për funeralin e babit të tij.
Gazetari tha se e ka mbështetur Luizin gjatë aventurës së tij në shtëpinë e famshme, po ashtu edhe Kiarën që sipas tij e ka mbrojtur edhe kur të gjithë i dolën kundra, ndërsa sot ajo ia shpërblen në këtë mënyrë. Në fund ai e mbylli me shprehjen “jepi njeriut pak pushtet që ta njohësh tamam”, duke u shprehur i zhgënjyer nga reagimet e ciftit.