Zbulohet fosilet e një balene që ka jetuar rreth 40 milionë vjet më parë!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet fosilet e një balene që ka jetuar rreth 40 milionë vjet më parë!

Shkencëtarët zbuluan së fundmi fosilet e një balene të hershme në Peru të quajtur “Perucetus colossus”, që jetoi rreth 38-40 milionë vjet më parë gjatë epokës së Eocenit. Bëhet fjalë për një krijesë 20 metra e gjatë dhe me një masë që mund të arrinte 340 tonë. Ajo u zbulua nga një grup paleontologësh. “Karakteristika kryesore e kësaj kafshe është pesha ekstreme, e cila sugjeron se evolucioni mund të gjenerojë organizma që kanë karakteristika që shkojnë përtej imagjinatës sonë,”- tha paleontologu Giovanni Bianucci nga Universiteti i Pizës në Itali, autori kryesor i hulumtimit të botuar në revistën “Nature”.

Skeleti i pjesshëm i Perucetus u gërmua në një shkretëtirë bregdetare të Perusë jugore, një rajon i pasur me fosile balenash. Ai përbëhen nga trembëdhjetë rruaza, katër brinjë dhe një pjesë e legenit.  Kockat voluminoze, ishin jashtëzakonisht të dendura dhe kompakte. Kjo karakteristikë, e quajtur “pachyosteosclerosis”, mungon në grupin që përfshin balenat, delfinët dhe derrat, por është e pranishme në sireniat, një grup tjetër gjitarësh detarë duke përfshirë manatees dhe dugongs.

Vetëm masa e saj skeletore u vlerësua midis 5 dhe 8 tonë, sa dyfishi i asaj të balenës blu. Nuk u gjetën mbetje kafke apo dhëmbësh, duke e bërë më të vështirë interpretimin e dietës dhe stilit të jetesës së tij. Studiuesit dyshojnë se Perucetus jetonte si një kafshë që ushqehej afër fundit të ujërave të cekëta bregdetare. Zbulimi i Perucetus premton të rishkruajë një kapitull të ri në historinë e balenave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE