Ish-konkurrentja e bujshme e “Përputhen” bën publike lidhjen e dashurisë (FOTO)

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-konkurrentja e bujshme e “Përputhen” bën publike lidhjen e dashurisë (FOTO)

Eda Likaj është 22-vjeçarja me origjinë nga Fieri, që u bë e famshme pas pjesmarrjes në programin e dashurisë Përputhen. Ajo ishte një ndër vajzat më të komentuara të programit.

Siç ndodh rregullisht, Eda nuk e gjeti dashurinë në Përputhen, por e ka gjatur jashtë dhe ka vendosur ta bëjë publike.

Ajo ka ndarë foto duke shkëmbyer puthje në buzë e madje i ka zbuluar edhe portretin partnerit të saj.

Kujtojmë se Eda u bë virale vetëm pak javë më parë, gjatë një përplasje me Ronaldo Sharkën në emisionin E Diell ku është e punësuar së fundmi.

Ishte Ronaldo i cili në emisionin ‘E Diell’ vuri në dukje se në plazhet në jug të vendit vihen re vajza që nuk janë natyrale.

“Në fshatin tim, familja ka një lopë që quhet Mulla, dhe kur isha një ditë në Dhërmi fërkova sytë dhe mendova se pashë Mullën, ishte njëra që i kishte bërë buzët, vetullat, veshët, by***t të gjitha”, tha ai.

Në përgjigje për të reagoi Eda, ish konkurrentja e Për’puthen që i tha: “Mos pe veten në pasqyrë që t’u duk lopa”.

Aty nisi debati i ashpër pasi Ronaldo nuk hezitoi t’i vinte në duke buzët e saj duke i thënë: “Ta dish ti zemra ime që lopa ime është 100 herë më e bukur se buzët e tua silikon.”

Pas këtij detaji tonet në studio u ngritën.

“Kush je ti mo që sdi të lidhësh dy fjalë. Ti më jep vëmendje shumë të shëmtuar dhe nuk e dua fare atë vëmendje që më jep ti”, i tha Eda për të mbyllur diskutimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65240 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE