Kurti: Zvogëlim i pranisë policore vetëm rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kurti: Zvogëlim i pranisë policore vetëm rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës!

Kryeministri Albin Kurti tha se Policia e Kosovës do të zvogëlojë me 25% praninë e saj vetëm në afërsi të ndërtesave komunale në veri e jo në pjesën tjetër të vendit. Në një postim në Facebook, shkruan:

Zvogëlimi vlen për praninë policore në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre e jo për veriun e vendit, ku ka ende sfida e punë për sundim të plotë të rendit e ligjit.

Një hap të tillë, pra zvogëlimin, forcat e rendit e kanë marrë dhe në korrik, në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Kosovës e Bashkimit Europian për shtensionimin e situatës. Gjendja e sigurisë është vlerësuar e qetë, në një takim me pjesëtarë të misionit KFOR dhe atij EULEX të BE-së.

Pra, siguria është e mirë, situata është e qetë dhe mund ta zvogëlojmë ca praninë e policisë sonë. Sundimi i ligjit e rendi publik po mirëmbahen gjithnjë e më shumë e më mirë. Janë bërë rreth një muaj e gjysmë që nuk kemi incidente të theksuara e protesta të dhunshme.

Radios Evropa e Lirë, EULEX-i i tha se e ka parë zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës te ndërtesat komunale dhe situatën e sigurisë e ka konsideruar pozitive.

Një tjetër pikë e akordit përfshin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Kurti deklaroi se Kosova është duke e zbatuar marrëveshjen me seriozitet.

Konstatimi i përbashkët me faktorët ndërkombëtarë për përmirësimin e dukshëm të nivelit të paqes dhe sigurisë në veri dëshmon për de-eskalim të qartë. Njëkohësisht, ne jemi vigjilent për ri-eskalimin potencial që mund të vijë nga deklaratat që nxisin urrejtje dhe agresiviteti politik e shtetëror i fqinjit tonë verior.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bëri të ditur se zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës mund të zhvillohen nëse 20% e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të po asaj komune. Sipas Krasniqit, ky peticion do të dërgohej në Komisionin Qendror Zgjedhor që më pas të fillojë një referendum me pyetjen: A duhet të shkarkohet kryetari?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE