Motra e Celine Dion flet për gjendjen e këngëtares: “Nuk po gjejmë asnjë medikament që të japë efekt…”

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Motra e Celine Dion flet për gjendjen e këngëtares: “Nuk po gjejmë asnjë medikament që të japë efekt…”

Sëmundja e Celin Dion është e pashërueshme. Detajet rreth shëndetit të këngëtares i ka dhënë së fundmi motra e saj disa muaj pasi ajo njoftoi se ishte diagnostikuar me Sindromën Stiff-Person (SPS). Bëhet fjalë për një çrregullim të rrallë neurologjik që shkakton spazma të pakontrolluara të muskujve.

Duke folur për ‘Le Journal de Montréal’, Claudette Dion rrëfeu se motra tjetër e tyre Linda është shpërngulur në shtëpinë e Celine dhe jeton aty bashkë me tre djemtë e saj, René-Charles, Eddy dhe Nelson. 75-vjeçarja tregoi po ashtu se këngëtarja po konsultohet me disa nga studiuesit më të mirë të fushës.

Këngëtarja e njohur u tregoi fansave për sëmundjen e saj në dhjetor të vitit 2022. Më pas, me anë të një njoftimi në Instagram, ajo i lajmëroi se i duhej të anulonte turin që kishte planifikuar. Claudette theksoi se motra e saj është luftëtare dhe do të tentojë të gjejë një zgjidhje brenda opsioneve që ofrohen për rastin.

Ajo është e disiplinuar në çdo fushë të jetës së saj. Ne nuk po gjejmë asnjë medikament që të japë efekt, por është shumë e rëndësishme që ta mbajmë shpresën gjallë.

Sëmundja e rrallë e Dion, ndër të tjera, shkakton konvulsione, lëvizje të pavullnetshme të muskujve të fytyrës apo gjymtyrëve dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj zhurmës dhe prekjes. Shkenca nuk ka arritur ende të identifikojë shkaqet e sakta, por studimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE