Navalny dënohet me 19 vite të tjera burg!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Navalny dënohet me 19 vite të tjera burg!

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është dënuar me 19 vite të tjera burg, ka vendosur një gjykatë në Rusi, raporton BBC. Navalny u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate dhe aktivitetesh ekstremiste. Ai i mohon akuzat.

Navalny tashmë po vuan një dënim me nëntë vjet për shkelje të lirimit me kusht, mashtrim dhe përbuzje të gjykatës. Këto akuza konsiderohen të motivuara politikisht.

Navalny u burgos pas kthimit të tij në Rusi në fillim të vitit 2021, pasi i mbijetoi një atentati me helmim. Që atëherë, ai është dënuar dy herë me akuza që mbështetësit e tij thonë se janë “të sajuara”. Ai ndodhet aktualisht në izolim dhe ka probleme shëndetësore, ndërsa të enjten tha se pret një “dënim të gjatë stalinist”.

“Formula e llogaritjes është e thjeshtë: çfarë kërkoi prokurori, minus 10-15 për qind. Ata kërkuan 20 vjet, do të japin 18 e ca”, tha ai në një mesazh online të transmetuar nga të afërmit e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE