Nuk do ta besoni se çfarë sendesh të pazakonta sjell me vete Beyonce në koncertin e saj!
Beyonce ka performuar në turneun e saj botëror “Renaissance” gjatë muajve të fundit. Aludohet se këngëtarja ka paguar mijëra euro për të fluturuar nëpër botë gjatë turneut. Këngëtarja do të vizitojë qytetet në SHBA si Atlanta, Tampa dhe Seattle në javët e ardhshme pasi ka nisur turneun e saj në Amerikën e Veriut muajin e kaluar. Turneu mbahet për albumin të saj të fundit, “Renaissance”, të publikuar vitin e kaluar.
Ajo tashmë ka përfunduar turneun e saj europian, pasi ka vizituar vende si Britania e Madhe, Spanja dhe Suedia. Thuhet se Beyonce ka ndenjësen e saj të tualetit që e merr në çdo destinacion në turne, i cili është caktuar të përfundojë në tetor. Thuhet se ekipi i saj sigurohet që ajo të mos ulet në një tualet që është përdorur nga dikush tjetër.
The Sun ka shpërndarë një foto nga prapaskenat e turneut, që tregon një përmbajtje që thuhet se është pjesë e “marrëveshjes së madhe të bagazheve” të saj që merret në çdo koncert. Ajo përmban një etiketë me emrin e saj mbi të, e cila lexon:
Ndenjëse tualeti.
Një burim i tha gazetës:
Ajo është një interpretuese kaq elitare që mund të kërkojë çdo gjë. Ekipi i saj bën përpjekje të mëdha për të siguruar që ajo të ketë komoditetet e saj, një ndenjëse personale tualeti është e tillë.