Nuk flasin kot gjyshërit, pasi të keni mësuar mbi vlerat shëndetësore të kores së bukës do e konsumoni më shpesh atë!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk flasin kot gjyshërit, pasi të keni mësuar mbi vlerat shëndetësore të kores së bukës do e konsumoni më shpesh atë!

Qëkur keni qenë të vegjël shpesh prindërit ose gjyshërit ju kanë thënë se korja e bukës duhet konsumuar pasi është shumë e shëndetshme. Një studim gjerman i kryer në vitin 2002 zbuloi se korja e bukës përmban një antioksidant që është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme. Sipas studimeve, ky antioksidant gjendet 8 herë më shumë tek korja se sa tek tuli. Ky antioksidant quhet pronillysine dhe formohet gjatë gatimit të bukës, si të asaj me maja ashtu edhe asaj pa maja.

Buka përmban shumë fibër që ndihmon për tretjen dhe parandalimin e problemeve të sistemit tretës. Pjesa që ka më shumë fibër është korja e saj. Antioksidanti magjik tek korja është në kulmin e vet kur buka piqet. Studiuesit kanë zbuluar se buka e grurit dhe ajo e elbit kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve. Sipas tyre, është e rëndësishme të konsumoni bukë me drithëra të plotë, të papërpunuara. Një bukë e tillë është e pasur me fibër dhe ushqyes të tjerë.

Buka është një ndër ushqimet më të preferuara por njëkohësisht edhe më pak të rekomandueshme. Ka dieta të shumta të fokusuara në heqjen e bukës nga produktet ushqimore. Natalie Mokari, një dietologe me bazë në Charlotte, Karolina e Veriut thotë se:

Unë shoh shumë klientë që mendojnë se nuk duhet të hanë bukë, gjë që është e trishtueshme për mua sepse buka është një burim i madh i drithërave të plota. Po, është e vërtetë. Buka mund të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar dhe karbohidratet janë vendimtare për një shëndet të mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE