Për ju vajza dhe gra që mendoni se korseja zvogëlon yndyrën e barkut…

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për ju vajza dhe gra që mendoni se korseja zvogëlon yndyrën e barkut…

Korsetë janë rikthyer sërish në modë. Një korse ju ndihmon të dukeni perfekt në disa modele fustanesh, por nuk mund të ndikojë në formimin e përhershëm të trupit. Qëllimi i kryesor i korsesë është të mbështesë muskujt e liruar të stomakut, në mënyrë që ata të kthehen në gjendjen e tyre origjinale në një periudhë të caktuar kohore, ndërsa humbja e peshës është diçka krejtësisht tjetër. Me fjalë të tjera, një korse nuk mund t’ju ndihmojë të humbni kilogramë dhe yndyrë.

Studiuesit australianë nga Sydnei deklarojnë se për shkak të vështirësisë së lëvizjes së diafragmës, gratë që veshin korse nuk mund të marrin frymë lirisht. Gjithashtu, shpeshherë e shtyjnë shkuarjen në tualet, sepse është e ndërlikuar ta veshin sërish korsenë dhe presioni që krijohet ndikon në fshikëzën e urinës. Rezultati është vështirësi në urinim.

Gjithashtu, sipas studiuesve, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë me korse ‘shtrydh’ nervat, kështu që shpesh shfaqen ndjesi shpimi gjilpërash, ngurtësie dhe dhimbje në këmbë. Mund të keni vështirësi në qarkullim. Korseja zakonisht rekomandohet për gratë pas lindjes, por ekspertët vërejnë se kjo bëhet vetëm pasi të ketë kaluar një periudhë e caktuar kohore. Gjithashtu, mund të vishet vetëm herë pas here, jo çdo ditë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE