Përvjetori i vdekjes së Mbretëreshës: A do të marrin pjesë Princ Harry dhe Megan Markle në ngjarjen e familjes mbretërore?!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja se kur planifikohet të transmetohet dokumentari i Princ Harry-t dhe Meghan Markle!

Meghan Markle dhe bashkëshorti i saj Princi Harry mund të mos jenë pjesë e një mbledhjeje të familjes mbretërore për të përkujtuar një vjetorin e vdekjes së Mbretëreshës. Megjithatë, Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla pritet të shënojnë përvjetorin më 8 shtator të rrethuar nga familja, mes tyre Princi Andrew dhe ish-bashkëshortja e tij Sarah Ferguson, Dukesha e York-ut.

Midis të gjithave, është raportuar se Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk morën asnjë ftesë nga anëtarët e lartë mbretëror, pavarësisht paraqitjes së tyre të planifikuar në Düsseldorf, Gjermani një ditë pas përkujtimit, ku ata do të nisin Lojërat Invictus, të paktën kështu kanë pohuar burimet. Për The Sun burimi është shprehur se:

Nëse ata nuk përfshihen në ndonjë nga ato ngjarje të planifikuara, ata do të gjejnë një mënyrë që të “shënojnë” atë rëndësinë e tyre.

Marrëdhëniet mes Charles dhe Harry-t mendohet se nuk janë ende të mira pasi Duka nisi një varg sulmesh ndaj familjes mbretërore me librin e kujtimet të tij bombë “Spare” dhe një mori intervistash në media për të promovuar librin. Besohet gjithashtu se kontakti midis Princit William dhe vëllait të tij është inekzistent dhe nuk duket se do të ketë një pajtim në afërsi.

Rikutjojmë gjithashtu se çifti që ka qenë edhe objekt i thashethemeve për një ndarje të mundshme, është parë duke shijuar një natë romantike në një restorant pranë shtëpisë së tyre në Montecito.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE