Ronaldo zbulon si i ka sot raportet me Efin
vovalbania
August 04, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ronaldo Sharka dhe Efi Dhedhes krijuan një miqësi të mirë në “Big Brother VIP” fillimisht. Ata u afruan me njëri-tjetrin dhe pas daljes u shfaqën bashkë.
Ajo ç’ka ndodhi, është se me rikthimin e tyre në shtëpinë e famshme pati një krisje. Dyshja debatoi ashpër mes tyre, dhe u duk se çdo raport u kris.
Gjithsesi, Ronaldo dhe Efi kanë gjetur gjuhën e përbashkët pas daljes dhe tani janë sërish miq. Moderatori ka realizuar një seri me pyetje-përgjigje në Instagram, ku dikush e ka pyetur për marrëdhënien me Efin.
Për tu përgjigjur ai ka publikuar një bisedë me të në WhatsApp duke zbuluar se janë shumë mirë.