Rritet ndjeshëm numri i divorceve pak pas publikimit të filmit “Barbie”!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rritet ndjeshëm numri i divorceve pak pas publikimit të filmit “Barbie”!

Më shumë se një javë pas publikimit të filmit ‘Barbie’, rrjetet sociale janë plot me histori të grave që thonë se kanë riparë thellësisht marrëdhëniet e tyre pasi kanë parë filmin. Një vajzë u nda nga i dashuri, pasi ai u ankua për temat feministe të filmit kur dolën nga kinemaja. Në TikTok, një grua tjetër tha se filmi e frymëzoi atë të ndahej me të dashurin e saj pas një serie sjelljesh të këqija nga ana e tij: “Faleminderit, ‘Barbie’ që më fuqizove, që më dhe besimin, që më bëre të kuptoj se meritoj më mirë.”

Theresa Arzate, 27-vjeçe, nga Dallas, ndau në Twitter se reagimi i ish-të dashurit të saj në kinema ishte vetëm shtytja që i duhej për t’u ndarë. Megjithatë, jo të gjithë e shikojnë njësoj. “Barbie” ka nisur një luftë me burrat. Një kritik në Twitter e quajti filmin një “zgjim dy-orësh” plot “tërbim të nivelit bërthamor kundër burrave”. Disa ekspertë konservatorë, mes tyre Ben Shapiro dhe Piers Morgan, nuk e duan filmin. Shapiro tha se filmi, i cili me të vërtetë përfshin komente të shumta mbi feminizmin dhe patriarkalin, ndan burrat dhe gratë.

“Barbie” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me mbi 700 milionë euro fitim në mbarë botën. Shifra do të vazhdojë të rritet në javët në vijim, pasi ka ende disa njerëz që nuk kanë mundur të shkojnë në kinema për të parë filmin. Me këto shifra, “Barbie” është bërë tashmë filmi i tretë me fitimet më të larta deri më tani për vitin 2023 dhe madje mund të rrëzojë një gjigant, të vetmin sukses që Marvel Studios ka pasur këtë vit. Ndërkaq, me publikimin e filmit roza e nxehtë ka bërë “rrugën” e saj kudo, madje edhe në shtëpi funerale pasi tani ofrojnë arkivole rozë me temë Barbie.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE