Austria nën ujë, përmbytjet nxjerrin ushtrinë në rrugë
vovalbania
August 05, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Pas Gjermanisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë, moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu, ka përfshirë dhe Austrinë. Përmbytje të mëdha ka pasur në Margarethen dhe Kuehnsdorf, ku ujë ka hyrë në shtëpitë e banorëve dhe rrethuar sipërfaqe të mëdha me tokë të mbjellë.
Në disa zona ka pasur rrëshqitje dherash çka ka detyruar autoritetet të mbyllin qarkullimin e mjeteve në disa akse.
Situata problematike ka sjellë dislokimin e ushtrisë në rajonet më të prekura për evakuimin e banorëve si dhe për të ngritur barriera mbrojtëse.
Sinoptikanët parashikojnë reshje të tjera në orët në vijim, teksa autoritetet kërkojnë nga banorët që të shmangin lëvizjet e panevojshme.