Janë të rrezikshme për shëndetin, thuajini ‘Jo’ artikujve në tualetet e hotelit!

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Janë të rrezikshme për shëndetin, thuajini ‘Jo’ artikujve në tualetet e hotelit!

Ju e dini se hoteli ju ofron artikuj për banjë, si shampo, xhel dushi, kremra hidratues për trupin, etj. Por, mesa duket këto artikuj janë të rrezikshëm për shëndetin tuaj dhe këtë na e ka vërtetuar një punonjës hoteli. Fakti se përse janë të rrezikshme është sepse ato janë të hapura dhe askush nuk mund ta dijë se çfarë ka bërë klienti i mëparshëm me to. Mund të tingëllojë paksa absurde, por ka pasur jo pak raste që janë regjistruar histori nga më të ndryshmet.

“Kam gjetur një mizë në një shampo të tillë,” komentoi një përdorues, ndërsa një tjetër shtoi: “Sa mirë e kam nxjerrë mësimin tim dhe nuk do ta bëj më. Kur doja të përdorja një shampo hoteli, kishte erë sikur kishte bojë në të”, shtoi një tjetër. Prandaj, zgjedhja më e mirë që duhet të bëni është t’i sillni produktet të mbyllura dhe të sigurta.

Ndërkaq, a e keni vënë re teksa shkoni me pushime që në tualetin e dhomës tuaj ka një telefon? Së pari siç shpjegon “New York Times” ka të bëjë me faktin se, hotelet luksoze kanë telefona nëpër tualete për shkak se, të ftuarit, gjatë kohës kur mund të jenë duke kryer nevojat e tyre personale, mund të humbasin ndonjë telefonatë shumë të rëndësishme për t’u shtyrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE