Lloji i patatinave që prodhohet në Serbi rezulton me substanca kancerogjene!
Inspektorati Shtetëror i Kroacisë ka njoftuar së fundmi se disa lloje patatina Chips që prodhohen në Serbi janë konstatuar me përmbajtje kancerogjene. Nga të dhënat rezultoi se një sasi e lartë e akrilamidit kancerogjen është gjetur në këto Chips. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Komisioni Evropian që e ka konfirmuar një prani të tillë të kësaj substance.
Akrilamide gjenden zakonisht në bukë, patate të skuqura, drithëra, biskota dhe kafe. Agjencia Kroate e Ushqimit vlerëson se prania e akrilamidit në ushqim mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat e njerëzve. Ju ndoshta keni menduar një milion herë se shitësit ju tradhtojnë sa herë që blini një pako me patatina. Në pamje të parë, duket se brenda ka më shumë ajër sesa patatina. Megjithëse kjo është e vërtetë, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj mashtrimi, por për një gjë jashtëzakonisht praktike.
Në SHBA, si në shumë vende të tjera, patatet janë një element kryesor i ditës, veçanërisht në format e përpunuara. Sipas Departamentit të Bujqësisë së Shteteve të Bashkuara (USDA), patatet e përpunuara, duke përfshirë patate të skuqura dhe patatina, përbënin 64% të përdorimit total të patates në vend gjatë viteve 2000, krahasuar me vetëm 35% në vitet 1960. Ndërsa patatet mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme, disa studime kanë treguar se konsumimi i tyre në masë mund të përbëjë rreziqe për shëndetin.