Pasojat e temperaturave të larta, në kopshtin zoologjik grek kafshët ushqehen me ushqim të ngrirë!

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasojat e temperaturave të larta, në kopshtin zoologjik grek kafshët ushqehen me ushqim të ngrirë!

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Atikës, pranë Athinës, ushqehen me ushqim të ngrirë pasi temperaturat kanë arritur në 40 gradë Celsius dhe pritet të rriten më tej. Temperaturat jashtëzakonisht të larta dhe zjarret në pyje kanë prekur edhe kafshët e egra në Greqi.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë vlerësohet se janë djegur rreth 2500 kafshë dhe koshere bletësh dhe 50000 pemë ullinj, ndërsa disa nga kafshët e mbijetuara, me djegie dhe lëndime të tjera nga zjarri në Rodos, janë vendosur në Parkun Zoologjik të Atika, 30 kilometra në lindje të Athinës. Ndërkaq, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, është zotuar se do t’iu mundësojë turistëve që u kanë ikur zjarreve në ishullin e Rodosit, një javë pushime falas atje. 

Më shumë se 450 kafshë shtëpiake, qen dhe mace u shpëtuan nga zjarri, ndërsa shumë humbën dhe u larguan. Rreth gjysma iu kthyen pronarëve të tyre, pjesa tjetër u vendos për birësim.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE