Përfundojnë punimet e kishës dhe varrit të Ed Sheeran në shtëpinë e tij!
Ed Sheeran ka përfunduar punimet në kishën e tij private, në të cilën ka ndërtuar edhe varrin, në mjediset e shtëpisë së tij në East Suffolk. Sipas Daily Mail, puna në kishë filloi më shumë se 19 muaj më parë.
Ndërtesa ka një formë varke dhe një kullë mbresëlënëse, ku këngëtari dhe të dashurit e tij mund të meditojnë, të luten dhe të relaksohen. Ylli 32-vjeçar i popit, i cili jeton me bashkëshorten e tij Cherry dhe dy fëmijët e tyre, fillimisht kishte plane për të ndërtuar një kishë më të madhe, por kjo u refuzua nga arkitektët dhe inxhinierët.
Disa fqinjë e kundërshtuan ndërtesën, duke thënë se tashmë kishte mjaft kisha në zonë për t’u shërbyer banorëve. Megjithatë, këngëtari bëri sërish një kërkesë në vitin 2019 për një vend më të vogël, i cili mori miratimin nga Këshilli i East Suffolk. Janarin e kaluar, këngëtari, i cili është në turne në Amerikë, mori lejen për të shtuar edhe një varr.
Turneu i “The Mathematics” po rezulton në sukses masiv për Ed Sheeran. Këngëtari dhe kantautori fitues i Grammy performoi dy shfaqje në MetLife Stadium në East Rutherford, New Jersey më 10 dhe 11 qershor me një pjesëmarrje rekord prej 173,390 fansash në vend, duke rezultuar në arkë shifrën marramendëse prej 18 milionë dollarësh, konfirmon stadiumi. Sheeran shkroi i emocionuar në Instagram:
Kam luajtur shfaqjen time më të madhe ndonjëherë në SHBA sot dhe theva rekordin e biletave në MetLife.