Sarah Berishës i përplasin makinën, gjen shënimin nga “autori”!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Sarah Berishës i përplasin makinën, gjen shënimin nga “autori”!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08//sarah-berishes-i-perplasin-makinen-gjen-shenimin-nga-autori.jpg)
Sarah Berisha ka pësuar një incident së fundmi, teksa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se dikush i ka përplasur makinën, kur ajo vetë nuk ka qenë prezente.
Megjithatë ajo cka ka tërhequr vëmendjen është gjesti i autorit të përplasjes, i cili ka lënë një shënim për influenceren.
Kështu, Sarah ka treguar shënimin që ka gjetur, ku tregonte se padashje i kishte “lënduar” makinën, duke i lënë numrin e kontaktit për të mbajtur përgjegjësinë.
Foton që ka ndarë në Instagram, Sarah e ka shoqëruar me shkrimin:
“Ka akoma njerëz të mirë”, duke e shoqëruar edhe me emojit përkatës të dashurisë dhe të mos “të rënit në sy”.